Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita me formacion ofensivë

drita

Kampionia e Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kthyese ndaj Kauno Zhalgirisit të Lituanisë. 

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Kauno Zhalgirisit luhet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e parë mes dy klubeve përfundoi baras 1:1 .

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka vendosur që të luaj me një formacion më ofensivë. 

Në portë është Faton Maloku. Në mbrojtje janë Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka. 

Mesfusha përbëhet me Vesel Limajn dhe Albert Dabiqajn. Në repartin ofensivë janë Blerim Krasniqi, Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Igball Jashari.

Lexo përditësimet tjera
Drita

LIVE: Drita - Kauno Zhalgiris