Drita eliminohet nga Championsi
Drita është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas humbjes 3:2 nga Kauno Zhalgiris.
Disfatën 3:2, kampionia e Kosovës e pësoi të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, fitoren mysafirëve ia siguroi Amine Benchaib, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 94-t.
Pjesa e parë përfundoi baras 1:1.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Vykintas Slivka në minutën e nëntë.
Për Dritën golin e barazimit 1:1 e shënoi Igball Jashari. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 21-të.
Drita në minutën e 53-të shënoi golin e epërsisë 2:1 nëpërmjet sulmuesit Arb Manaj.
Por në minutën e 82-të shifrat u barazuan. Për 2:2 golin e shënoi futbollisti i ekipit të Lituanisë, Vykintas Slivka. Ai realizoi me kokë nga afërsia.
Golin e fitores 3:2, ekipi nga Lituania e shënoi në minutën e 94-t nëpërmjet Amine Benchaib, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.
Drita do ta vazhdoj garën në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
Barazohet rezultati në Prishtinë
Drita ka pësuar golin e dytë.
Golin e barazimit 2:2 për Kauno Zhalgirisin e shënoi në minutën e 82-të, Vykintas Slivka.
Ai realizoi me kokë nga afërsia.
Drita 2-[2] Kauno Žalgiris (3-3 on agg.) - Vykintas Slivka 82'
by u/atbg1936 in soccer
Drita në epërsi me gol të Arb Manajt
Drita ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Kauno Zhalgirisit.
Golin e epërsisë 2:1 për Dritën e shënoi sulmuesi Arb Manaj.
Ai realizoi golin në minutën e 53-të.
Mbyllet baras pjesa e parë në Prishtinë
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Kauno Zhalgirisit.
Ndeshja kthyese e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Vykintas Slivka në minutën e nëntë.
Për Dritën golin e barazimit 1:1 e shënoi Igball Jashari. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 21-të.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.
Drita barazon rezultatin, shënon gol Jashari
Igball Jashari ka realizuar golin e barazimit 1:1 për Dritën.
Ai realizoi golin e parë me fanellën e Dritës.
Golin e barazimit ndaj Kauno Zhalgirisin, Jashari e shënoi nga afërsia në minutën e 21-të.
VIDEO:
Drita [1]-1 Kauno Žalgiris (agg. 2-2) - Igball Jashari 20'
by u/atbg1936 in soccer
Drita pëson gol
Drita ka pësuar gol në ndeshjen kthyese ndaj Kauno Zhalgirisit.
Golin e epërsisë 1:0 për mysafirët e shënoi në minutën e nëntë, Vykintas Slivka.
Drita 0-1 Kauno Žalgiris (agg. 1-2) - Vykintas Slivka 9'
by u/atbg1936 in soccer
Drita me formacion ofensivë
Kampionia e Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kthyese ndaj Kauno Zhalgirisit të Lituanisë.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Kauno Zhalgirisit luhet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e parë mes dy klubeve përfundoi baras 1:1 .
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka vendosur që të luaj me një formacion më ofensivë.
Në portë është Faton Maloku. Në mbrojtje janë Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka.
Mesfusha përbëhet me Vesel Limajn dhe Albert Dabiqajn. Në repartin ofensivë janë Blerim Krasniqi, Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Igball Jashari.
