Skuadra nga Kazakistani, Kairat Almaty, ka avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kairat Almaty e eliminoi skuadrën nga Qipro, Omonia.
Në ndeshjen e parë, Kairat Almaty, pësoi humbje me rezultat 1:0, por në ndeshjen e së mërkurës fitoi 1:0 brenda kohës së rregullt, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1:1.
Fituesi u vendos në penallti, ku Kairat Almaty triumfoi 6:5, duke siguruar kalimin tutje.
Ndërkohë në rrethin e tretë u kualifikua edhe skuadra e Kauno Zhalgirisit.
Kauno Zhalgirisi e mposhti skuadrën Klaksvik në ndeshjen e kthimit me rezultat 1:0.
Edhe
Lirim Kastrati i bashkohet ekipit që e eliminoi Dritën
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar baras 0:0.
Kauno Zhalgirisi e eliminoi kampionen e Kosovës, Dritën, në rrethin e parë kualifikues.