Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore bindëse e Club Brugget ndaj Kairat Almatyt

c

Club Brugge ka shënuar fitore bindëse të martën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Brugge e mposhti skuadrën nga Kazakistani, Kairat Almaty, me rezultatin 4:1. 

Ishte fitore e rëndësishme për Bruggen që shpreson ta sigurojë në fund fazën e plejofit. 

Aleksandar Stankoviq e hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Gjashtë minuta më pas, Hans Vanaken, shënoi për 2:0. 

Realizatori i golit të tretë ishte Romeo Vermant në minutën e 74-t. Brandon Mechele e shënoi golin e katërt për klubin belg në minutën e 84-t. 

Ndërsa golin e vetëm për Almatyn e realizoi Adilet Sadybekov në minutën e 92-të. 

Edhe Interi vazhdon me fitore në Champions Futboll Interi vazhdon me fitore në Champions

Club Brugge këtë edicion në “Champions” ka dy fitore, një barazim dhe katër humbje. 

Ndërkohë Kairat Almaty numëron një barazim dhe gjashtë humbje.