Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sportingu i pandalshëm mposht Kairat Almatyn

Sportingu i pandalshëm mposht Kairat Almatyn

Sportingu i Lisbonës ka fituar thellë 4:1 ndaj Kairat Almatyt të Kazakistanit në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions. 

Skuadra portugeze e pati mundësinë të shënonte që në minutën e 21-të me Morten Hjulmandin, që e humbi penalltinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ishte Trincao që shënoi për 1:0 në minutën e 44-t. 

Trincao realizoi edhe për 2:0 në minutën e 65-të. 

Më pas portugezët shënuan edhe dy gola tjerë të shpejtë, në minutën e 67-të dhe të 68-të.

Realizator të golave  ishin Alisson Santos dhe Geovany Quenda. 

Mysafirët golin e vetëm e shënuan në minutën e 86-të me Edmilson Santosin.