Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kastrati pret mbështetjen e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Sllovakisë

Erjon Kastrati

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, pret përkrahjen e tifo-grupit “Dardanët” për ndeshjen kundër Sllovakisë në Prizren.

Kosova luan të premten ndaj Sllovakisë, në kuadër të Grupit C të raundit të parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.

Kastrati ka folur për përgatitjet dhe mungesën e kapitenit Dardan Berisha dhe njërit prej basketbollistëve më të mirë në vend, Drilon Hajrizi.

Ai ka thënë se Berisha dhe Hajrizi janë mungesa të mëdha. Berisha e Hajrizi kanë bartur për shumë vjet barrën e përfaqësueses së Kosovës. Basketbollistët po i zhvillojnë në Prizren përgatitjet për ndeshjen ndaj sllovakëve.

“Përgatitjet janë duke shkuar mirë, shpresoj në rezultat pozitiv edhe pse kemi mungesa kësaj radhe shumë. Mungesa e kapitenit Dardan Berisha dhe e Drilon Hajrizit do të thotë shumë, por ne të tjerët do të mundohemi ta japim maksimumin që ta përfaqësojmë Kosovën sa më mirë. I bëj thirrje edhe ‘Dardanëve’, edhe gjithë tifozëve që të vijnë e të na përkrahin dhe me përkrahjen e tyre besoj që mund t'ia dalim”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Edhe Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria Basketboll Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria

Kosova e ka nisur me fitore ciklin kualifikues. Fitoi kundër Shqipërisë me rezultat 99:84. Ndeshja ishte luajtur më 30 nëntor në Shkodër. Vendi i parë siguron kalimin direkt në raundin e dytë të parakualifikimeve. Kalimi tutje është i mundur edhe prej pozitës së dytë, por kjo nuk është e garantuar.

Në grup janë vetëm Kosova, Sllovakia e Shqipëria.