Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës, Osmani e Ibraimi optimistë

Një ditë para ndeshjes kthyese të ‘Play-Offit’ në kuadër të Ligës së Evropës, në konferencën për shtyp te skuadra e Shkëndijës së Tetovës, kanë dalë trajneri Qatip Osmani dhe sulmuesi i rrezikshëm, Besart Ibraimi.

Trajneri Osmani dhe futbollisti Ibraimi, thanë se epërsia nuk është e lartë dhe se mund të përmbyset rezultati shumë lehtë.

Kuqezinjtë janë në prag për ta shkruar historinë e klubit, pasi kërkohet hyrja në fazën e grupeve të garës së rëndësishme evropiane.

Tetovarët “Kuqezi” u mposhtën 3:1 nga Rosenborgu në ndeshjen e parë të zhvilluar në Norvegji. Ballafaqimi i kthimit ndërmjet Shkëndijës dhe Rosenborgut zhvillohet në Shkup të enjten, me fillim nga ora 20:15.

Artikuj të ngjashëm