Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëndija me gjasa të vogla për avancim

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës e luan të enjten nga ora 18:45 ndeshjen kthyese të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Skuadra shqiptare luan në udhëtim ndaj Samsunsporit turk.

Duelin e parë të zhvilluar para një jave në Shkup, skuadra tetovare e humbi 1:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i “kuqezinjve”, Jeton Beqiri, e sheh skuadrën turke favorite për të avancuar në 1/8 e finales. 

“Edhe para ndeshjes së parë e kam thënë dhe do e përsëris, kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë serioz dhe të fortë. Ishte favorit edhe para ndeshjes së parë. Favorit është edhe tani për kalimin e raundit. Ne do të mundohemi ta bëjmë maksimumin dhe të kemi paraqitje sa më të mirë”, deklaroi Beqiri të mërkurën në konferencën për shtyp. 

Samsunsporin, skuadër shumë të fortë e ka vlerësuar edhe mesfushori Sebastjan Spahiu.

“Mendoj se Samsuni është skuadër shumë e mirë dhe ka shumë kualitet. Nuk ishim në ditën më të mirë në javën e kaluar, por besoj se nesër do ta japim më të mirën për ta kërkuar kualifikimin”, theksoi ai. 

Shkëndija e Tetovës shkroi histori duke arritur deri në këtë rreth të garës. Në fazën e ligës përfundoi në pozitën e 22-të, duke grumbulluar shtatë pikë.