Shkëndija e Tetovës shkroi historinë duke u kualifikuar në plejofin e fazës nokaut. Por, rrugëtimi i pesë herë kampionit të Maqedonisë së Veriut, është ndalur të enjten mbrëma në Samsun.
Pas disfatës 1:0 në Shkup javën e kaluar, Shkëndija e Tetovës pësoi disfatë 4:0 edhe në ndeshjen kthyese ndaj Samsunsporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOlivier Ntcham në minutën e 53-të nga penalltia, Cherif Ndiaye në minutën e 71-të dhe Marius në minutat 79 e 92, i shënuan golat e fitores për skuadrën turke.
Rrugëtimi i Shkëndijës në Evropë këtë edicion nisi me fitore ndaj The New Saints të Uellsit dhe FCSB-së rumune në rrethin e parë e të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. U eliminua më pas në rrethin e tretë kualifikues të Championsit nga Qarabagu i Azerbajxhanit, ndërsa në plejofin e Ligës së Evropës, u mposht nga Ludogoretsi.
Në fazën e ligës në Ligën e Konferencës i pati dy fitore, ndaj Shelbournet të Irlandës dhe Slovan Bratislavës së Sllovakisë, barazoi me Jagiellonian polake, ndërsa humbi nga Rayo Vallecano spanjoll, kampionia e Kosovës, Drita, dhe AEK Larnaca e Qipros.
Përfundoi në pozitën e 22-të me shtatë pikë që ia siguroi avancimin në plejofin e fazës nokaut. Por, nuk arriti ta kalojë Samsunsporin turk.
Shkëndija tani e kthen vëmendjen në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut. Aktualisht është në vendin e dytë me 45 pikë, gjashtë më pak se Vardari.
Shkëndija po pëson thellë
Shkëndija e Tetovës është duke pësuar disfatë 3:0.
Marius e realizoi golin e tretë në minutën e 79-të.
GOLI
Shkëndija pranon edhe një gol
Shkëndija e Tetovës është duke humbur 2:0 nga Samsunspori dhe është në prag të eliminimit nga Liga e Konferencës.
Sulmuesi Cherif Ndiaye e shënoi golin e dytë në minutën e 71-të.
GOLI
Samsunspori në epërsi ndaj Shkëndijës
Samsunspori ka kaluar në epërsi ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Olivier Ntcham e shënoi golin për 1:0 në minutën e 53-të.
Samsunspori ndeshjen e parë në Shkup e fitoi 1:0.
GOLI