Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëndija pëson disfatë në ndeshjen e parë

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut. 

Skuadra tetovare humbi në Shkup të enjten mbrëma nga Samsunspori turk me rezultatin 1:0. 

Sulmuesi Cherif Ndiaye humbi penalltinë për mysafirët në minutën e shtatë, ndërsa golin e fitores e realizoi Marius, në minutën e 77-të. 

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme.