Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëndija humb me gol të minutave shtesë

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Tetovarët humbën 2:1 nga Hiberniani vendas të enjten mbrëma.

Shkëndija e shënoi golin e barazimit në minutën e 76-të, tre minuta pasi skocezët shënuan golin e epërsisë 1:0.

Hiberniani e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e parë shtesë. Ndeshjen kthyese tetovarët e luajnë në shtëpi javën e ardhshme.