Përditësuar (20:40) - Shkëndija e Tetovës, ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Konferencës. Pas humbjes nga Rayo Vallecanos, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, tetovarët, të enjten mbrëma në Shkup, mposhtën Shelbournen e Irlandës.
Shkëndija fitoi me autogol të minutave shtesë të fundit të ndeshjes së xhiros së dytë të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia. Patrick Barrett realizoi autogol në minutën e 92-të për t’ia siguruar pikët e plota Shkëndijës.
Ndeshjen e tretë në Ligën e Konferencës, Shkëndija, e luan kundër Jagellonias. Edhe ndaj ekipit polak, Shkëndija luan në Shkup.
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Shkëndija – Shelbourne
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shkëndija – Shelbourne. Kjo ndeshje po zhvillohet në Shkup dhe i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Shkëndija e ka humbur ndeshjen e parë nga Rayo Vallecano me rezultat 2:0.
Më 27 nëntor, Shkëndija në Prishtinë do të përballet me kampionen e Kosovës në futboll, Dritën.