Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Hibernian

Fitorja 2:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nuk rezultoi e mjaftueshme për Malishevën. 
Skuadra malishevase nuk arriti ta ruajë epërsinë e krijuar në duelin e parë dhe u mposht 4:1 nga Hiberniani në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten mbrëma në Skoci, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Skuadra skoceze realizoi tre gola në pjesën e parë. 

Owen Elding e kaloi në epërsi Hibernianin në minutën e nëntë. Gjashtë minuta më pas, Felix Passlack, realizoi për 2:0. 

Golin e tretë e shënoi Nathan Lowe në minutën e 35-të. Për 4:0 shënoi Martin Boyle në minutën e 57-të. 

Omer Bajraktari e shënoi golin e vetëm për Malishevën në minutën e 83-të, por që nuk mjaftoi për të avancuar tutje. 

Edhe Malisheva në disavantazh të thellë pas pjesës së parë Futboll Malisheva në disavantazh të thellë pas pjesës së parë

Malisheva garoi për herë të tretë në Evropë. 

Në dy edicionet e kaluara u ndal në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nga Buduqnosti i Podgoricës dhe nga Vikinguri islandez.

Lexo përditësimet tjera
Malisheva

Malishevës s'i bën punë epërsia prej dy golave, eliminohet nga Hiberniani