Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës
Fitorja 2:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nuk rezultoi e mjaftueshme për Malishevën.
Skuadra malishevase nuk arriti ta ruajë epërsinë e krijuar në duelin e parë dhe u mposht 4:1 nga Hiberniani në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten mbrëma në Skoci, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Skuadra skoceze realizoi tre gola në pjesën e parë.
Owen Elding e kaloi në epërsi Hibernianin në minutën e nëntë. Gjashtë minuta më pas, Felix Passlack, realizoi për 2:0.
Golin e tretë e shënoi Nathan Lowe në minutën e 35-të. Për 4:0 shënoi Martin Boyle në minutën e 57-të.
Omer Bajraktari e shënoi golin e vetëm për Malishevën në minutën e 83-të, por që nuk mjaftoi për të avancuar tutje.
Malisheva garoi për herë të tretë në Evropë.
Në dy edicionet e kaluara u ndal në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nga Buduqnosti i Podgoricës dhe nga Vikinguri islandez.
Malisheva drejt eliminimit, pëson edhe golin e katërt
Malisheva është duke u mposhtur 4:0 nga Hiberniani.
Aktualisht, Hiberniani është duke udhëhequr 4:2 me rezultat të përgjithshëm.
Malisheva në disavantazh të thellë pas pjesës së parë
Malisheva është duke u mposhtur 3:0 pas pjesës së parë nga Hiberniani.
Ndërsa Hiberniani me rezultat të përgjithshëm është duke udhëhequr 3:2.
Golat për Hibernianin i realizuan Owen Elding, Felix Passlack dhe Nathan Lowe.
Malisheva e pranon edhe golin e tretë
Malisheva e ka pranuar edhe golin e tretë ndaj Hibernianit.
Nathan Lowe realizoi për 3:0 në minutën e 35-të.
Tashmë me rezultat të përgjithshëm, Hiberniani po udhëheq 3:2.
Malisheva e pranon edhe golin e dytë
Malisheva e ka pranuar edhe golin e dytë nga Hiberniani.
Golin e dytë për skuadrën skoceze e realizoi Felix Passlack në minutën e 15-të.
Tashmë rezultati i përgjithshëm është barazuar në 2:2.
Hibernian në epërsi ndaj Malishevës
Skuadra e Hibernianit ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës.
Për 1:0 realizoi Oëen Elding në minutën e nëntë.
Malisheva kërkon suksesin historik, publikon formacionin
Malisheva është duke e kërkuar suksesin historik, kualifikimin për në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Malisheva ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues ndaj klubit të madh skocez, Hibernian.
Malisheva javën e kaluar në Prishtinë fitoi 2:0 ndaj Hibernianit në ndeshjen e parë.
Ndeshja kthyese mes Hibernianit dhe Malishevës luhet nga ora 21:00 më Edinburgh të Skocisë.
Në portë te Malisheva është Ilir Avdyli. Në mbrojtje janë Veliu, Skovgaard, Kryeziu dhe Shani.
Mesfusha përbëhet me Vitijën, Xhylanin dhe Feratin.
Në sulm janë Uka, Ibishi dhe Isgandarli.