Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdyli asiston në fitoren e thellë të Celjes

Milot Avdyli

Sulmuesi i Kosovës, Milot Avdyli, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit slloven. 

Avdyli kontribuoi me një asistim të dielën në fitoren e thellë 4:0 të Celjes ndaj Naftas. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të. 

24-vjeçari nga Vushtrria asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Armandas Kucys në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Avdyli ka edhe një gol të shënuar në kampionat. Ndërsa numëron edhe një gol dhe një asistim në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. 

Ai luajti deri në minutën e 67-të, kurse po në të njëjtën minutë në lojë te Celje u inkuadrua Veton Tusha.