Paris FC e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.
Parisi mposhti të dielën Monacon në shtëpi me shifrat, 3:1.
Lassine Sinayoko shkëlqeu me dy gola.
Golin e tretë për vendësit e shënoi Pablo Pagis.
Folarin balogun e shënoi golin e vetëm për Monacon.
Parisi është ngritur në vendin e katërt me 17 pikë, tri më pak se kampioni Paris Saint-Germain, që është lider.
Fitore të dielën shënoi edhe Lyoni i vendit të tretë.
Lyoni e fitoi 2:0 ndeshjen ndaj Angersit.