Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëndija nuk kualifikohet në Ligën e Evropës

Shkendija

Shkëndija e Tetovës, nuk ka arritur ta ruajë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Ludogoretsit. Shkëndija kishte fituar në Shkup 2:1, por të enjten mbrëma humbi 4:1 pas vazhdimeve nga kampioni bullgar, Ludogorets.

Ndeshja Ludogorets – Shkëndija i takoi plejofit të Ligës së Evropës.

Në fakt, Shkëndija çoi në vazhdime ndeshjen. Koha e rregullt përfundoi 2:1 në të mirë të bullgarëve.

Por kampioni i Bullgarisë në vazhdime shënoi edhe dy herë për ta fituar ndeshjen 4:1. 

Shkëndija do të paraqitet në Ligën e Konferencës. Kundërshtarët do t’i mësojë të premten.

Edhe Te Shkëndija shpresojnë për kualifikim në Ligën e Evropës Futboll Te Shkëndija shpresojnë për kualifikim në Ligën e Evropës

 


Shkëndija – Ludogorets shkon në vazhdime

Ndeshja Ludogorets-Shkëndija ka shkuar në vazhdime. Bullgarët fituan 2:1 në ndeshjen e kthimit të plejofit në Ligën e Evropës e me të njëjtin rezultat, por në favor të Shkëndijës, ishte mbyllur takimi i parë në Maqedoni.

Golin e vetëm për Shkëndijën e shënoi Fabrice Tamba në minutën e 64-t.

Bullgarët kishin realizuar dy golat në pjesën e parë.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 3:3.

Edhe nëse eliminohet në plejof të Ligës së Evropës, Shkëndija ka siguruar plasmanin në Ligën e Konferencës.

Edhe Trajneri i Shkëndijës: Ludogoretsi është ende favorit, por synojmë kualifikimin Futboll Trajneri i Shkëndijës: Ludogoretsi është ende favorit, por synojmë kualifikimin

Shkëndija shënon gol, barazon rezultatin e përgjithshëm

Fabrice Tamba ka shënuar gol për Shkëndijën e Tetovës. 

Ai shënoi në minutën e 64-t me asistim të kapitenit Besart Ibraimi. Rezultati i ndeshjes Ludogorets – Shkëndija është 2:1 në të mirë të bullgarëve. 

Por rezultati i përgjithshëm është baras 2:2. Shkëndija kishte fituar 2:1 në Shkup javën e kaluar.


Kapiteni Ibrahimi udhëheq sulmin e Shkëndijës ndaj Ludogoretsit

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri ka publikuar formacionin për ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës kundër Ludogoretstin.

Edhe Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës Futboll Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

Kapiteni Besart Ibrahimi do të përkrahet nga Liridion Latifi dhe Fabrice Tamba në sulm te Shkëndija për ndeshjen që nis nga ora 19:30.

Shkëndija do të paraqitet ndaj Ludogoretsit me formacion 4-2-3-1. 
Shkëndija e fitoi 2:1 ndeshjen e parë të luajtur në Shkup javën e kaluar.