Sport

Sandro do të jetë gati për Kroacinë

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, pritet të kthehet në formacionin e parë të Brazilit për ndeshjen kundër Kroacisë.

Trajneri i Brazilit, Tite ka bërë të ditur se Sandro i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në duelin kundër Zvicrës në kuadër të fazës së grupeve.

Sandro, i cili ishte titullar i pazëvendësueshem te Brazili në dy ndeshjet e para, mungoi ndaj Kamerunit dhe Koresë së Jugut pas zëvendësimit të detyrueshëm në fund të duelit me Zvicrën.

“Sandro ka filluar të stërvitet dhe besoj se do të jetë gati për të luajtur kundër Kroacisë”, ka thënë Tite.

Brazili dhe Kroacia do të përballen në çerekfinale të Kupës së Botës, ndeshje kjo që luhet të premten.