Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Danilo shpjegon pse Brazilit i duhet Neymari

Neymar

Mbrojtësi i Brazilit, Danilo, beson se prezenca se Neymarit mund ta transformojë “Selecaon” në një tjetër përfaqësuese. 

Neymari është duke u shëruar nga lëndimi, ndërsa këtë javë është kthyer në stërvitje. Brazili mori vetëm një pikë ndaj Marokut në ndeshjen e parë, por me kthimin e Neymarit, Brazili mund t’u kthehet fitoreve në Botëror. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse ke lojtar si Neymari, kundërshtari është në presion dhe kërkon ndihmë për ta mbuluar. Kështu që me dy lojtarë afër tij, dikush tjetër në ekip mund të jetë i lirë. Kjo ndihmon shumë. Mjafton vetëm prania e tij në fushë. Kualitetet e tij janë të dëshmuara tashmë”, ka deklaruar Danilo. 

Brazili të shtunën në orën 02:30 të mëngjesit luan ndaj Haitit në ndeshjen e dytë të Grupit C. 

Në këtë grup është edhe Skocia.