Futboll

Ancelotti flet sërish për Neymarin

Anceloti

 

Selektori i Përfaqësueses së Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me situatën e Neymar Juniorit.

Ancelotti është shprehur se forma fizike e Neymarit do të jetë vendimtare për përfshirjen e tij në Kupën e Botës.

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe i Barcelonës, Neymar, nuk është paraqitur për Brazilin që dy vjet. Ai ka pasur shumë probleme me lëndime.

“Në nivelin e tij më të lartë, Neymar mund të luajë në këtë skuadër pa asnjë problem. Kur është në gjendje të mirë fizike, ai ka cilësinë për të luajtur jo vetëm në Brazil, por në çdo skuadër në botë falë talentit të tij”, u shpreh ish-trajneri i Real Madridit, Ancelotti, shkruan të hënën “Reuters”.

Brazili e ka siguruar Kupën e Botës që në vitin tjetër luhet në Kanada, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

33-vjeçari Neymar luan për Santosin në Brazil. Këtë edicion në 21 ndeshjet e zhvilluara ka gjashtë gola dhe tri asistime.