Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ronaldo mbështet Neymarin

Neymar Jr

Fenomeni Ronaldo ka thënë se Neymari ka mundësi t’i heshtë të gjithë ata që nuk besonin tek ai.

“Ai ka lejen e mjekut, është fizikisht në formë dhe tani ka një shans për të heshtur të gjithë ata që nuk besonin tek ai. Edhe unë e përjetova rikthimin në vitin 2002, kështu që e mbështes plotësisht Neymarin”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “L’Equipe” të dielën.

Neymar u paraqit për herë të parë të enjten me fanellën e Brazilit pas 981 ditësh.

Sulmuesi 34-vjeçar hyri në minutën e 76-të në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Skocisë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelottit siguroi vendin e parë në Grupin C në Kupën e Botës 2026.