Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Neymari me ndikimin më të madh deri tani

neymar

Neymari luajti për herë të parë në afro tri vjet me Brazilin dhe menjëherë la gjurmë.

Brazili fitoi 3:0 ndaj Skocisë, ndërsa Neymari luajti për 15 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri 10-të i Brazilit pati ndikim në fushë, ka shkruar “OptaJoe” në platformën “X” të enjten.

Në vetëm 15 minuta në fushë ndaj skocezëve, Neymari i krijoi tri shanse për shënim. Në Botëror, asnjë futbollist që ka hyrë si zëvendësues nuk e ka krijuar këtë numër të madh të shanseve që prej vitit 2006.

Neymari po ashtu fitoi shumë ndërhyrje të palejuara, siç ka ndodhur në shumë raste më parë.

“Qëkur debutoi në Botërorin 2014, asnjë lojtar nuk është ndalur në mënyrë të palejuar më shpesh se Neymari, gjithsej 61 herë. Pas ndërhyrjeve në të, 13 lojtarë janë ndëshkuar me kartonë”, ka shkruar “OptaJoe”.