Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sandro rikthehet në Brazil

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të edicionit për t’u rikthyer në Brazil, ka shkruar “Tuttosport” të martën.

Mësohet se braziliani do të transferohet te Flamengo, ekip me të cilin ka kohë që është në negociata.

Flamengo po insiston në shërbimet e Sandros dhe tashmë i ka ofruar kontratë dyvjeçare. 32-vjeçari verën tjetër do të largohet nga Juventusi pasi i skadon kontrata dhe te Flamengo mund të transferohet si lojtar i lirë.

Ai prej vitit 2015 është pjesë e Juventusit, ndërsa në Evrpë karrierë ka bërë edhe te skuadra e Portos. Këtë edicion, Sandro ka regjistruar vetëm dy paraqitje për Juventusin në kampionatin italian.

Artikuj të ngjashëm