Braziliani Alex Sandro po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet nga Juventusi në fund të edicionit aktual kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja italiane “Tuttosport”.
Juventusi ka njoftuar Sandron se nuk do t’ia ofrojë rinovimin e kontratës dhe se braziliani është i lirë për të negociuar me ekipet e tjera prej muajit të ardhshëm. 32-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe me këtë skuadër ka fituar 11-të trofe në total, përfshirë edhe pesë tituj kampioni të Italisë.
Këtë edicion Sandro ka pasur hapësirë të vogël pasi deri më tani ka vetëm gjashtë paraqitje në kampionatin italian.