Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alex Sandro rinovon kontratën me Juventusin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit edhe edicionin e ardhshëm.

Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se Sandros i është aktivizuar automatikisht kontrata edhe për një vit, pasi ka arritur numrin e caktuar të paraqitjeve këtë edicion.

Kontrata aktuale, i skadon atij këtë verë por me rinovimin automatik të kontratës, Sandro do të mbetet te Juventusi edhe edicionin tjetër. 32-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 36 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, ku ka bërë edhe 2 asistime.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Porto dhe me fanellën e ekipit italian ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A.