Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, do të largohet nga Juventusi vitin e ardhshëm. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se drejtuesit e Juventusit nuk janë të interesuar t’ia vazhdojnë kontratën brazilianit.
Ai ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë. 31-vjeçari këtë edicion ka gjashtë paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e ekipit italian prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Porto.
Te Juventusi janë pajtuar se Sandro vitin e ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë, ndërsa interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Paris Saint-Germaini e Chelsea.