Pas Juan Cuardardos, edhe Alex Sandro pritet të jetë i larguari i radhës nga skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere, ka raportuar “Tuttosport” të enjten.
Bëhet e ditur se braziliani është në negociata me Juventusin për ta shkëputur kontratën, të cilën e rinovoi muajin e shkuar dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet së shpejti.
Sandro ka kontratë deri në vitin tjetër, por ka kërkuar largimin nga Juventusi për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka marrë oferta nga Turqia, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po pret shkëputjen e kontratës me Juventusin për të vendosur për të ardhmen e tij.
32-vjeçari, prej vitit 2015, është pjesë e Juventusit, ekip me të cilin ka fituar 5 tituj kampioni të Italisë.