Sport

Sandro mund të mbetet te Juventusi

Braziliani Alex Sandro ka gjasa të mëdha të mbetet te skuadra e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm.

Juventusi nuk do t’ia rinovojë kontratën Sandros që i skadon në verë, por një klauzolë e përfshirë në kontratë mund të mbajë mbrojtësin e krahut të majtë edhe për një vit në Torino.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se Sandro ka klauzolën e rinovimit automatik të kontratës edhe për një vit, nëse këtë edicion arrihen disa objektiva. E nëse kjo bëhet atëherë Sandros do t’i rinovohet kontrata me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.

31-vjeçari ka insistuar se dëshira e tij është të mbetet te Juventusi, por drejtuesit e klubit nuk janë të bindur me paraqitjet e tij. Ai këtë sezon ka një asistim në 18 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar pesë tituj kampioni të Italisë.