Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro do të largohet nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në La Liga të Spanjës. E përditshmja “AS” ka raportuar të enjten se braziliani do t’i bashkohet skuadrës së Real Betisit. Në fakt, Sandro do të transferohet te Betisi në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi verën tjetër i skadon kontrata me Juventusin.
Ai me Betisin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit. 32-vjeçari këtë edicion ka vetëm dy paraqitje për Juventusin në të gjitha garat dhe ekipi italian e ka njoftuar se nuk do t’ia ofrojë rinovimin e kontratës.
Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Porto dhe me fanellën e ekipit nga Torino, Sandro ka fituar 5 tituj kampioni të Italisë.