Skuadra e Galatasarayt ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Sandro ka njoftuar të mërkurën “Calciomercato”. Bëhet e ditur se Galatasaray ka bërë gati ofertën për ta bindur Juventusin në lirimin e brazilianit gjatë kësaj vere.
Ekipi turk është i gatshëm të ofrojë 5 milionë euro për Sandron, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm.
32-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe me ekipin nga Torino ka fituar pesë tituj kampioni të Italisë.
Ai është reprezentues i Brazilit, ndërsa në edicionin e fundit ka bërë 2 asistime në të gjitha garat për Juventusin.