Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. “Tuttosport” ka njoftuar të enjten se braziliani është në negociata me skuadrën e Galatasarayt që po dëshiron ta transferojë në fund të sezonit.
Sandro në verë do të jetë lojtar i lirë pasi nuk i është ofruar rinovimi i kontratës nga Juventusi, dhe Galatasaray po synon të përfitojë duke e transferuar falas.
Galatasaray i ka ofruar Sandros kontratë trevjeçare dhe marrëveshja mund të arrihet këtë muaj, me brazilianin që do të firmosë parakontratë për transferimin e tij në verë.
31-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, ka fituar pesë tituj kampioni në Itali, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Portos. Këtë sezon Sandro ka një asistim në 17 ndeshje të luajtura për Juventusin.