Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

RISE

Një iniciativë inovative që synon të sjellë standarde të reja në edukimin profesional, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojën praktike dhe duke krijuar mundësi të reja për karrierë në sektorin e retail-it.

Meridian Express dhe SPAR Kosova prezantojnë RISE – Retail Institute for Skills and Excellence, një iniciativë ambicioze që synon të transformojë mënyrën se si zhvillohen aftësitë profesionale dhe përgatiten talentet e reja për tregun e punës në Kosovë.

I krijuar mbi përvojën shumëvjeçare të dy prej rrjeteve të njohura të sektorit të retail-it në vend dhe i mbeshtetur nga Agjencia Zvicerrane per Zhvillim dhe Bashkepunim, RISE sjell një koncept të ri të edukimit profesional, ku mësimi nuk kufizohet vetëm në teori, por ndërthuret me përvojën reale të punës, mentorimin dhe zhvillimin e aftësive praktike.

Në një kohë kur tregu i punës po kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë të përgatitur, RISE synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet edukimit dhe nevojave reale të industrisë. Programi është konceptuar për t'u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të zhvillojnë aftësi në shërbimin ndaj klientit, operacionet e dyqaneve, proceset e shitjes, organizimin e punës, komunikimin dhe bashkëpunimin në ekip. Përmes një qasjeje që kombinon trajnimin e strukturuar me praktikën në ambientet e Meridian Express dhe SPAR Kosova, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë drejtpërdrejt nga profesionistët e industrisë.

Programi është i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç, përfshirë edhe gratë e moshës 40+, që dëshirojnë të inkuadrohen në tregun e punës dhe të përditësojnë aftësitë e tyre.

Përmes RISE, Meridian Express dhe SPAR Kosova synojnë të kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin e stafit të ardhshëm, por edhe në ngritjen e standardeve profesionale në një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë.

Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e Meridian Express dhe SPAR Kosova për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për komunitetin.

Me lansimin e programit, RISE ka hapur thirrjen për aplikime për grupin e parë të pjesëmarrësve, duke ftuar të gjithë personat e motivuar që dëshirojnë të mësojnë, të zhvillohen dhe të ndërtojnë një të ardhme profesionale në sektorin e retail-it.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare: www.meridianexpress.com/jobs

RISE – Këtu fillon e ardhmja jote.