Talenti 17-vjeçar i Barcelonës, Orian Goren, është ftuar për herë të parë nga Izraeli për ndeshjet kundër Kosovës dhe Austrisë.
Listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, Ran Ben Shimon e ka bërë publike të enjten.
Goren ishte në stol te Barcelona në “El Clasico” kundër Real Madridit.
Për talentin e Barcelonës kishte shprehur interesim edhe Çekia, por ai tashmë ka vendosur të luajë për Izraelin. Goren ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Izraelit.
Izraeli përballet me Kosovën më 14 nëntor në Prishtinë, kurse ndeshjen e fundit e ka ndaj Austrisë.
Izraeli është në vendin e katërt me dy pikë në Grupi B3 të Ligës së Kombeve.
Austria është e para me tetë pikë, ndërsa nga pesë pikë i kanë Kosova dhe Irlanda.