Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një shqiptar në listën e Kloppit për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Jurgen Klopp

Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Jurgen Klopp, ka publikuar të enjten listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Në mesin e tyre është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda.

Gruda ka zënë vend në listën finale të Gjermanisë për ndeshjen kundër Serbisë në Beograd dhe 16 nëntor ndaj Holandës në Berlin. Ndeshja Serbi – Gjermani luhet pa shikues. Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar nga UEFA dhe ndeshjen ndaj gjermanëve do ta zhvilloj pa praninë e shikuesve. 

Futbollisti shqiptar ishte përfshirë edhe në listën e dytë të Kloppit për ndeshjet muajit të kaluar ndaj Serbisë dhe Greqisë. Por lëndimi ia humbi mundësinë e madhe për t’u paraqitur për Gjermaninë.

Gruda ende nuk e ka zhvilluar asnjë paraqitje për ekipin A të Gjermanisë. Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Gjermanisë. 

22-vjeçar u huazua te Leipzigu nga Brightoni.

Për Leipzigun këtë edicion në 12 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime.