Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro do të jetë në dispozicion të trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri për derbin ndaj Interit, kanë raportuar mediumet italiane të enjten. Braziliani i ka munguar Juventusit në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa të enjten ka nisur stërvitjet.
Përballja mes Juventusit dhe Interit, zhvillohet më 26 nëntor në Torino dhe i takon xhiros së 13-të të Serie A.
Interi, aktualisht është lider në Itali me 31 pikë, dy më shumë se Juventusi që renditet i fundit. Sandro këtë edicion ka vetëm dy paraqitje në kampionatin italian.
Megjithatë, Juventusi në këtë duel pritet të jetë pa mesfushorin Manuel Locatelli, i cili ditë më parë u lëndua në grumbullimin e Italisë.