Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli i gatshëm për duelin me Interin

Skuadra e Juventusit do ta ketë në dispozicion mesfushorin Manuel Locatelli për derbin kundër Interit, që e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit italian.

“Tuttosport” ka njoftuar të martën se Locatelli është rikuperuar nga lëndimi dhe ka disa ditë që po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Ai u dëmtua javën e shkuar derisa ishte në grumbullim me Italinë dhe menjëherë u rikthye në Torino për ta filluar rehabilitimin.

Derbi mes Juventusit dhe Interit, luhet të dielën në Torino dhe i takon xhiros së 13-të në Serie A. Aktualisht, Interi prinë në tabelë me 31 pikë, dy më shumë se Juventusi që renditet i dyti. Locatelli ka 1 gol e 1 asistim në 12 paraqitje kampionale këtë edicion për Juventusin.

Artikuj të ngjashëm