Skuadra e Juventusit ka mbetur pa mbrojtësit e krahut të majtë, Alex Sandron, të paktën për tri javë.
Ekipi nga Serie A të premten ka konfirmuar lëndimin e brazilianit, i cili menjëherë i është nënshtruar procesit të rikuperimit.
Sandro u dëmtua të enjten mbrëma në ndeshjen kundër Freiburgut, të cilën Juventusi e fitoi 1:0 në kuadër të Ligës së Evropës.
Sandro ishte titullar, por u detyrua të zëvendësohet në fillim të ndeshjes për shkak të dhimbjes në muskulin e këmbës.
Shkaku i lëndimit, ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet deri në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa Juventusit do t’i mungojë për ndeshjet ndaj Sampdorias, Freiburgut dhe Interit.
32-vjeçari këtë sezon ka 30 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat.