Behar Preniqi nga Obiliqi është liruar nga burgu në Serbi, kanë konfirmuar familjarët e tij në rrjetet sociale.
Preniqi qe ndaluar nga autoritetet e Serbisë në gusht të vitit 2025 nën dyshimet për krime lufte.
Ai po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.