Ylli Neymar është titullar te Brazili për ndeshjen çerekfinale ndaj Kroacisë, që nis prej orës 16:00. Neymar do të luajë përkrah Vinicus Juniorit dhe Raphinas, të cilët do ta përkrahin sulmuesin Richarlison që është i vetëm përpara.
Mesfushën para repartit të mbrojtjes te Brazili, do ta përbëjnë dyshja Casemiro dhe Lucas Paqueta, ndërsa në portë është Alisson Becker.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEder Militao, do ta zëvendësojë në krahun e majtë, Alex Sandron kurse në të djathin do të luajë Danilo.
Në qendër të mbrojtjes, janë Thiago Silva e Marquinhos. Ndaj Brazilit, Kroacia do të paraqitet me sistemin 4-3-3, ku në vijën e sulmit janë Andrej Kramariq në qendër dhe Ivan Perishiq e Mario Pashalliq nga krahët.
Mesfusha përbëhet prej treshes së zakonshme – Luka Modriq, Marcelo Brozoviq, Mateo Kovaçiq – kurse në mbrojtje janë Josip Juranoviq, Dejav Lovren, Joshko Gvardiol e Borna Sosa.
Porta i është besuar Dominik Livakoviqit.