Braziliani Neymar që u kthye pas një kohe të gjatë te përfaqësuesja në ndeshjen ndaj Skocisë, është njëri prej lojtarëve që dëshiron më së shumti të luajë ndaj Japonisë.
Numri 10-të i Brazilit ka shënuar më shumë gola ndaj japonezëve sesa ndaj çdo përfaqësueseje tjetër në karrierën e tij.
Neymari ka nëntë gola të shënuar në pesë ndeshje.
Brazili e Japonia do të takohen mes vete në ndeshjen e raundit të parë të fazës nokaut të Kupës së Botës.
Ky ballafaqim luhet të hënën nga ora 19:00.