Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në prag të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet sot në orën 15:00 në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje sportive, Policia ka hartuar një plan operativ, i cili përfshin masa të veçanta sigurie që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë.
Sipas njoftimit, ekipit të Izraelit dhe stafit të tij u është ofruar përcjellje dhe siguri gjatë lëvizjeve në bazë të itinerarit të përcaktuar.
Policia ka paralajmëruar se edhe gjatë ditës së sotme, me rastin e zhvillimit të ndeshjes, mund të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor gjatë lëvizjes së eskortës, ndaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Është bërë e ditur gjithashtu se aktivitetet e sigurisë do të vazhdojnë në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.
Ndërkohë, Policia dhe FFK-ja u kanë bërë thirrje tifozëve që të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete gjësende të ndaluara apo mjete të rrezikshme dhe të kenë me vete biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes në stadium.
-
FFK-ja njofton se çka nuk lejohet në ndeshjen ndaj Izraelit
-
Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë
-
Plani i Izraelit për ndeshjen në Prishtinë
-
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, paralajmërohen bllokime të përkohshme rrugësh
-
“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit