Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim të premten lidhur me ndeshjen Kosovë – Izrael, që zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”.
FFK-ja njofton se ndalohet futja në stadium e armëve dhe mjeteve të mprehta; mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve shpërthyese; pijeve alkoolike; lazerëve dhe dronëve; banderolave me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese; çadrave dhe çdo gjëje tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.
Ndeshjet me Izraelin vazhdimisht zhvillohen nën masa më të rrepta të sigurisë.
