Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë

Kosove izrael

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e së shtunës mes Kosovës dhe Izraelit, që i takon Ligës së Kombeve.

Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”.

Bileta të reja janë në dispozicion për tifozët, pas konfirmimit se tifozë izraelitë nuk do të ketë të pranishëm.

“Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas”, ka njoftuar FFK-ja.