Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhvillime të reja rreth ndeshjeve në grupin e Kosovës

grupi

Tifozët e Izraelit do të jenë të pranishëm në ndeshjen si vendas ndaj Republikës së Irlandës, muajin e ardhshëm. Ndeshja e Ligës së Kombeve zhvillohet në terren neutral, përkatësisht në Debrecen të Hungarisë, më 27 shtator. Por në stadium nuk do të lejohen tifozët mysafirë, ka njoftuar federata irlandeze.

Irlanda është prej vendeve që e përkrahin më së shumti Palestinën, ndërsa për të shmangur telashet e mundshme ka vendosur që edhe ndeshjen si vendase me Izraelin ta organizojë në terren neutral. Ndeshja Irlanda – Izraeli zhvillohet në Baçka Topola të Serbisë më 4 tetor. Në atë ndeshje nuk do të lejohen fare shikues.

Në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve janë edhe Kosova e Austria. Izraeli e pret Kosovën menjëherë më 1 tetor, po në Debrecen të Hungarisë. Por nuk ka njoftim nëse do të ketë tifozë të Kosovës, apo të Izraelit, në atë ndeshje. Megjithatë gjasat janë që, si për ndeshjen e 27 shtatorit, Izrael – Irlandë, të lejohen vetëm përkrahësit izraelitë.

“Federata vlerëson pasionin dhe angazhimin që mbështetësit e Irlandës tregojnë gjithmonë kur ndjekin përfaqësuesen në gjithë botën. Por sfidat operacionale dhe shqetësimet për sigurinë bënë që të merret ky vendim. Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar se një ndarje e vogël e tifozëve të saj do të akomodohet për ndeshjen e saj në shtëpi në Debrecen të Hungarisë”, shkruan në një deklaratë të Federatës së Futbollit të Irlandës.

Kjo federatë është përballur me thirrjet për të bojkotuar të dy ndeshjet me Izraelin. Por në qershor u tha se një gjë e tillë do të kishte “ndikim të thellë në të gjithë futbollin irlandez”.

Protesta kundër ndeshjeve janë bërë para parlamentit irlandez. Ishte kërkuar bojkotimi i ndeshjeve me Izraelin.

Edhe Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin Serbinë Futboll Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin Serbinë

Ndeshja miqësore e Irlandës me Katarin në muajin maj u ndërpre dy herë kur topa të tenisit me flamur të Palestinës u hodhën në fushë. Fushata “Ndalo lojën” është nisur nga grupi irlandez “Sport for Palestine”, shkruan BBC.

Kosova e pret Izraelin më 14 nëntor në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Stadiumi pritet të jetë i mbushur me shikues.

Kosova e fillon kampanjën e radhës në Ligën e Kombeve me ndeshjen ndaj Irlandës më 24 shtator, po në “Fadil Vokrri”.