Protestuesit nga fushata “Ndalo lojën” tashmë kanë filluar të mblidhen jashtë stadiumit Aviva përpara ndeshjes së Irlandës në Dublin kundër Austrisë sonte nga ora 20:45, ka raportuar të enjten “The Irish Times”.
Sipas mediumit irlandez, protesta pritet të jetë masive në qytet dhe afër stadiumit ku do të luhet ndeshja Irlandë – Austri.
Një prani e madhe e policisë si dhe e forcave private të sigurisë, është e dukshme jashtë stadiumit.
Protestuesit shprehën zhgënjim që ndeshja e fundjavës së kaluar kundër Izraelit u zhvillua.
Sipas raportimeve, tifozët irlandezë do ta përsërisin kërkesën që ndeshja kthyese ndërmjet Irlandës dhe Izraelit e planifikuar të dielën në Serbi, të mos zhvillohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Përzgjedhësi i Irlandës flet sërish për Izraelin
-
Ndeshja Izraeli – Irlanda do të luhet, vendosën “votat e lojtarëve”
-
Zhvillime të reja, Irlanda nuk dëshiron të luajë ndaj Izraelit
-
Irlanda shtyn konferencën për media para duelit me Izraelin
-
Irlanda e luan ndeshjen e radhës me Kosovën, por diskutimet janë për atë me Izraelin