TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

İrlanda-Avusturya maçı öncesinde İsrail maçlarına karşı protestolar planlanıyor.

İrlanda-Avusturya maçı öncesinde İsrail maçlarına karşı protestolar planlanıyor.

Protestuesit nga fushata “Ndalo lojën” tashmë kanë filluar të mblidhen jashtë stadiumit Aviva përpara ndeshjes së Irlandës në Dublin kundër Austrisë sonte nga ora 20:45, ka raportuar të enjten “The Irish Times”.

Sipas mediumit irlandez, protesta pritet të jetë masive në qytet dhe afër stadiumit ku do të luhet ndeshja Irlandë – Austri.

Një prani e madhe e policisë si dhe e forcave private të sigurisë, është e dukshme jashtë stadiumit.
Protestuesit shprehën zhgënjim që ndeshja e fundjavës së kaluar kundër Izraelit u zhvillua.

Sipas raportimeve, tifozët irlandezë do ta përsërisin kërkesën që ndeshja kthyese ndërmjet Irlandës dhe Izraelit e planifikuar të dielën në Serbi, të mos zhvillohet.