Irlanda e ka shtyrë konferencën për media para duelit të planifikuar të së dielës ndaj Izraelit në Hungari, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Ekipi i udhëhequr nga Heimir Hallgrimsson do të përballet në Debrecen si mysafir të dielën nga ora 20:45, ndërsa dueli kthyes Irlanda – Izraeli, luhet në Baçka Topola të Serbisë, më 4 tetor.
Ka pasur thirrje që Irlanda të mos luajë ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.
Në Irlandë ka pasur përkrahje të madhe për Palestinën.
Hallgrimsson dhe një futbollist është dashur ta mbajnë konferencën për media nga ora 10:15, para stërvitjes, por konferenca u shty. Irlanda nuk është paraqitur as në qendrën stërvitore. Nuk ka njoftime se kur do të mbahet konferenca.
Irlanda ndeshjen e parë të zhvilluar të enjten në Prishtinë e humbi nga Kosova me rezultatin 1:0.