Dy lojtarë në dyshim për duelin me Kosovën
Përzgjedhësi Ran Ben Shimon i Izraelit ka thënë të premten në konferencën për shtyp se dy futbollistët, Roy Revivo dhe Manor Solomon, janë në dyshim për të luajtur ndaj Kosovës.
“Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”.
Ai e ka vlerësuar Kosovën dhe pret ndeshje të vështirë.
“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa i përket rezultateve nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”, ka thënë përzgjedhësi Ben Shimon.