Kuvendi i Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë seancë plenare. Në rend ditë përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, është edhe shqyrtimi në parim i tri projektligjeve.
Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, atë për regjistrimin e bujqësisë si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të auditimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Rendi i ditës me të gjitha pikat:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
5. Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.