Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mes tensionesh Ferizaj siguron kalimin në finale

2 min. më parë / 22 pri 2026 17:06
Ferizaj

Ndeshjen kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll e zhvilluar të mërkurën në Ferizaj, ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, nuk dha gola e as fitues. 

Por kalimin në finale të Kupës e siguroi Ferizaj pas fitores 2:1 në Podujevë dy javë më parë.

Ndeshja ishte e tensionuar në fushë, ndërsa pati edhe ndërprerje. Ndeshja u ndërpre në minutën e 55-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë. 

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakçori. 

Ndeshja rifilloi vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat. Megjithatë, rreth një shikues të pranishëm e përcollën ndeshjen jashtë rrethojave të stadiumit të qytetit të Ferizajt. 

Pati edhe duele të forta ndërmjet lojtarëve të të dyja ekipeve. 

Ferizaj u drejtua nga Arsim Abazi i rikthyer pas shkarkimit të Nevil Dedes për mungesë të rezultateve.
Për Ferizajt është finalja e tretë. Në dy edicione rresht kishte humbur në finale. Humbi nga Trepça ’89 në edicionin 2011/2012, kurse në 2012/2013 nga Prishtina.

Llapi e ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, në edicionet 2020/2021 dhe 2021/2022.

Ferizaj e Llapi janë në betejë direkte edhe për mbetje në Superligë. I kanë nga 33 pikë në pozitat tetë e nëntë. Pozita e tetë dërgon në plejaut, kurse e nënta në kategorinë e dytë.

Dukagjini eliminon Ballkanin, siguron finalen e katërt të Kupës

11 min. më parë / 22 pri 2026 16:57
KF Dukagjini

Dukagjini i Klinës e ka arritur finalen e katërt të Kupës së Kosovës pasi në gjysmëfinale e eliminoi Ballkanin e Suharekës. 

Dukagjini të mërkurën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë fitoi me rezultatin 3:2, dhe e eliminoi Ballkanin me rezultatin e përgjithshëm, 6:2. 

Ndeshjen e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë, Dukagjini e fitoi 3:0. 

Ndeshja e zhvilluar në Klinë dhuroi shumë gola e lojë të hapur. 

Vendësit kaluan në epërsi të parët me kapitenin Elton Basriu, që shënoi në minutën e 23-të. Një minutë para golit të Dukagjinit, Ballkanit iu anulua goli i Almir Kryeziut për pozitë jashtë loje. 

Ballkanit iu vështirësuan punët pas përjashtimit të Albert Dienes. Mesfushori i suharekasve u largua direkt me të kuq nga loja nga gjyqtari Lirim Jashari. Arbitri kryesor i ndeshjes pa shkelje të Dienes në këmbën e Erlis Xhemajlit pas rishikimit të situatës në VAR. Ia hoqi kartonin e verdhë dhe e përjasthoi nga loja direkt me të kuq. 

Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, Ballkani i barazoi shifrat në minutën e 36-të me sulmuesin Bleart Tolaj. 

Tolaj e shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 50-të për 2:1 në të mirë të Ballkanit. 

Por vendësit, të udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi, nuk u dorëzuan dhe shënuan me Mërgim Pefqelin në minutën e 64-t për 2:2. 

Dukagjini e shënoi edhe një tjetër gol për fitore. Dienit Isufi kaloi një futbollist nga krahu i majtë, dhe gjuajti fuqishëm, katër minuta para fundit për 3:2. 

Engjëll Ajazaj shënoi për Ballkanin në minutën e 87-të. Por, edhe goli i tij nuk u pranua pasi gjatë ndërtimit të aksionit, pati pozitë jashtë loje. Kjo u konfirmua nga VAR-i. 

Dukagjini i ka humbur tri finalet e kaluara. Nga Prishtina u mposht në edicionin 1994/95, ndërsa nga Flamurtari humbi në edicionin 1995/96. 

Finalen e fundit e luajti ndaj Llapit në edicionin 2020/21. Por ishte mposhtur edhe në atë ballafaqim. 

Ndërkohë, Ballkani e ka një finale të humbur në Kupën e Kosovës dhe një trofe të fituar. Nga Prishtina ishte mposhtur në finale të edicionit 2019/20, ndërsa po ndaj “bardhekaltërve” kishte triumfuar në edicionin 2023/24.

Dukagjini përmbys rezultatin

22 min. më parë / 22 pri 2026 16:46
Dukagjini

Dukagjini e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit dhe është duke fituar 3:2. 

Dienit Isufi ishte realizator i supergolit të realizuar në minutën e 86-të.

Rifillon ndeshja që u ndërpre në minutën e 55-të

43 min. më parë / 22 pri 2026 16:26
Ferizaj - Lllapi

Më shumë se dhjetë minuta ka zgjatur ndërprerja e ndeshjes kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 55-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë. 

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakqori.

Rezultati aktual është baras, 0:0.

Ndeshja rifilloi vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga stadiumi ku po luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës në futboll.

Dukagjini nuk lejon befasi, barazon rezultatin

44 min. më parë / 22 pri 2026 16:25
Dukagjini

Mesfushori Mërgim Pefqeli e ka shënuar golin e dytë për Dukagjinin, që e barazoi rezultatin në 2:2 ndaj Ballkanit. 

Pefqeli shënoi nga afërsia me kokë për 2:2, në minutën e 64-t. Mbrojtësi Albion Pllana harkoi bukur në zonë për të.

Zbrazet stadiumi pas kërkesës së gjyqtarit

47 min. më parë / 22 pri 2026 16:22
Ferizaj-Llapi

Ka nisur largimi i shikuesve nga tribunat e stadiumit të qytetit të Ferizajt.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së gjësendeve në fushë në ndeshjen Ferizaj – Llapi.

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakqori.

Ndeshja pritet të rifilloj pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga stadiumi ku po luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës në futobll.

Ndërpritet ndeshja në Ferizaj

53 min. më parë / 22 pri 2026 16:16
ll

Është ndërprerë ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Llapi.

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, Ilir Blakqori.

Ballkani në epërsi, shënon Blerat Tolaj

57 min. më parë / 22 pri 2026 16:11
toalj

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit të Klinës.

Golin për epërsinë 2:1 e shënoi Blerat Tolaj në minutën e 50-të.

Baras në Klinë pas pjesës së parë

1 o. më parë / 22 pri 2026 15:48
Dukagjini-Ballkani

Dukagjini i Klinës dhe Ballkani i Suharekës kanë luajtur baras pas pjesës së parë, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. 

Pjesa e parë u mbyll 1:1. 

Për Dukagjinin shënoi Elton Basriu në minutën e 23-të, ndërsa Ballkani i barazoi shifrat në minutën e 36-të. 

Ballkani nga minuta e 28-të luajti pa mesfushorin Albert Diene, që u përjashtua me të kuq. 

Ballkanit para se ta pranonte golin, iu anulua një gol i Almir Kryeziut, për pozitë jashtë loje. 

Ndeshja e parë e gjysmëfinales në Suharekë u mbyll 3:0 në të mirë të Dukagjinit, skuadrës që udhëhiqet nga trajneri Arsim Thaqi.

Pa gola pas pjesës së parë në Ferizaj

1 o. më parë / 22 pri 2026 15:47
Ferizaj-Llapi

Pjesa e parë e ndeshjes tjetër gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll mes Ferizajt dhe Llapit, u mbyll 0:0. 

Ferizaj ndeshjen e parë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e fitoi 2:1. 

Raste pati në 45 minutat e para të ndeshjes nga të dyja ekipet, por jo edhe gola.

Tjetër gol në Klinë

1 o. më parë / 22 pri 2026 15:37
tolaj

Tjetër gol është shënuar në Klinë.

Ballkani e barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 36-të.

Pas një kundërsulmi të shpejtë shënoi Bleart Tolaj.

Ballkani me një futbollist më pak në fushë

1 o. më parë / 22 pri 2026 15:31
Albert Diene

Ballkani ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Mesfushori Albert Diene u përjashtua nga loja nga gjyqtari Lirim Jashari, pasi e rishikoi situatën në VAR.

Për shkak se Diene e shkeli mesfushorin, gjyqtari Jashari i dha fillimisht kartonin e verdhë. Më pas e rishikoi edhe një herë situatën në VAR. E anuloi kartonin e verdhë dhe ia tregoi direkt të kuqin dhe e përjashtoi atë nga loja në minutën e 28-të.

Ballkani pothuajse është eliminuar nga Kupa. Dukagjini po udhëheq 1:0 në ndeshjen e kthimit në Klinë, derisa fitoi 3:0 në Suharekë. Është pranë kalimit në finale të Kupës.

Dukagjini i afrohet edhe më shumë finales

1 o. më parë / 22 pri 2026 15:25
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka shënuar gol ndaj Ballkanit dhe i është afruar edhe më shumë finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra klinase e dënoi atë suharekase në minutën e 23-të, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Për 1:0 shënoi Elton Basriu, kapiteni i skuadrës së Dukagjinit. Ai realizoi nga afërsia.

Dukagjini ndeshjen e parë në Suharekë e fitoi 3:0.

Me këtë gol, rezultati i përgjithshëm është 4:0.

Një minutë para se të shënohej goli i Basriut, Ballkanit iu anulua gol për pozitë jashtë loje. Goli i Almir Kryeziut u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.